Ylli brazilian përpiqet ta imitojë festimin e Messit, e katandis dhe bëhet objekt talljeje

  • 29 August 2019 - 10:29
Ylli brazilian përpiqet ta imitojë festimin e Messit, e katandis dhe bëhet objekt talljeje

Braziliani ishte i lumtur me golin që e shënoi kundër kundërshtarit nga një ligë e nivelit më të ulët, por festimi i frymëzuar nga ylli i Barcelonës la shumë për të dëshiruar.

Evertoni u fut në ndeshje e së mërkurës mbrëma si favorit shumë i fortë kundër Lincoln në Carabao Cup, përkundër fillimit të dobët të skuadrës së Marco Silvas në sezonin e ri në Premierligë, por iu desh të djersitej fort për ta arritur kalimin në rundin tjetër.

Për pjesën më të madhe të takimit të 1/32 së finales, Evertoni po barazonte, dhe arriti ta sigurojë fitoren vetëm në çerekun e fundit të takimit.

Në fund, Evertoni fitoi 4:2 me sulmuesin brazilian Richarlison që e shënoi golin e katërt në minutën e fundit të takimit.

Dukshëm i kënaqur me arritjen e qëllimit që edhe pritej nga Evertoni, Richarlison zgjodhi të festojë në mënyrën epike, duke e imituar momentin e famshëm të Lionel Messit, kur argjentinasi e zhveshi fanellën dhe e mbajti atë lart duke ia shfaqur numrin 10 tifozëve në Santiago Bernabeu.

Siç edhe mund të ketë qenë e pritshme, numri 7 i Evertonit u shndërruar në objekt talljeje në rrjetet sociale për shfrytëzimin e një momenti ikonë për ta festuar një fitore që duhej të ishte rutinore, sidomos pasi ai e kishte kthyer numrin e fanellës kah vetja e jo kah tifozët.