Anglia e publikon listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës

  • 29 August 2019 - 15:35
Anglia e publikon listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës

Anglia e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Kosovës në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit 10 shtator për t’u përballur me Anglinë, raporton Gazeta Express.

Mbrojtësi i majtë i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka dhe qendërmbrojtësi i Aston Villas Tyrone Mings janë ftuar për herë të parë në ekipin kombëtar senior të Anglisë nga trajneri Gareth Southgate.

Ndërkohë, jashtë skuadrës është lënë mbrojtësi i djathtë i Manchester City, 
Kyle Walker, ndërsa është riftuar Kieran Tripperin e Atletico Madridit.

“Tre luanët” janë duke u përgatitur për dy ndeshjet e shtatorit, së pari kundër Bullgarisë më 7 shtator dhe më pas kundër Kosovës më 10 shtator, përkatësisht.

Anglia është lider i Grupit A me 6 pikë edhe pse i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje deri tani, e ndjekur nga Republika e Çekisë që i ka po aq pikë pas tri ndeshjeve dhe Kosova me 5 pikë nga tri ndeshje.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Tom Heaton, Jordan Pickford, Nick Pope

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Joe Gomez, Michael Keane, Harry Maguire, Tyrone Mings, Danny Rose, Kieran Trippier, Aaron Wan-Bissaka

Mesfushorë: Ross Barkley, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Alex Oxlade-Chamberlain, Declan Rice, Harry Winks

Sumlues: Harry Kane, Jesse Lingard, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson.

(Kosova Sot Online)