Dembele refuzon largimin nga Barca

  • 29 August 2019 - 17:49
Dembele refuzon largimin nga Barca

Ousmane Dembele është duke refuzuar largimin nga Barcelona si pjesë e shkëmbimit me Neymar

Sipas GloboEsporte, edhe lojtarë të tjerë i janë ofruar në negociata por Dembele, i talentuari dhe i riu francez është lojtari që PSG e sheh si zëvendësues natyral të Neymar.

Megjitahtë, duket se 22 vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou dghe dëshiron që të këtë për herë të parë sukses me Barcelonën.

Me herët mediat në Itali dhe në Spanjë kanë raportuar se Barcelona ka arritur një marrëveshje me PSG për Neymar.

(Kosova Sot Online)