Delegatët e Slavia Prague shpërthejnë në të qeshura pasi u bie shorti në “Grupin e Vdekjes”

  • 30 August 2019 - 11:32
Delegatët e Slavia Prague shpërthejnë në të qeshura pasi u bie shorti në “Grupin e Vdekjes”

“Grupi i Vdekjes” i sezonit 2019/20 të Ligës së Kampionëve u zbulua të enjten në mbrëmje, kur klubi çek, Slavia Prague, u përball me misionin e vështirë për t’u kualifikuar në fazën eliminatore nga Grupi F.

Skuadra e Jindëich Trpišovskýt do të përballet me kampionen e La Ligës, Barcelonën, gjigantin e Bundesligës, Borussia Dortmundin, dhe Interin e Serisë A gjatë muajve vijues.

Shorti në këtë grup i bëri të qeshin delegatët e Slavia Prague. Reagimi i tyre u bë viral nëpër rrjetet sociale.

 

Kamerat televizive e kapën shpejt reagimin e përfaqësuesve të klubit, pasi Wesley Sneijder e zgjodhi nga vazo emrin e klubit çek. Delegatët e klubit vetëm qeshën, pasi e kuptuan se do të përballen me tre gjigantë evropianë.

Sa i përket shortit të mbrëmshëm, Liverpooli do ta nisë rrugëtimin për ta mbrojtur titullin kampion kundër Napolit, Red Bull Salzburgut dhe Genkut në Grupin E.

Shorti i plotë:

Grupi A: Paris Saint-Germain, Real Madrid, Club Brugge, Galatasaray

Grupi B: Bayern Munich, Spurs, Olympiacos, Red Star Belgrade

Grupi C: Manchester City, Shakhtar, Dinamo Zagreb, Atalanta

Grupi D: Juventus, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lokomotiv Moscow

Grupi E: Liverpool, Napoli, Salzburg, Genk

Grupi F: FC Barcelona, Borussia Dortmund, Inter Milan, Slavia Prague

Grupi G: Zenit St Petersburg, Benfica, Lyon, RB Leipzig

Grupi H: Chelsea, Ajax, Valencia, Lille

(Kosova Sot Online)