E konfirmon agjenti: Hysaj ka marrëveshje me Valencian

  • 30 August 2019 - 12:12
E konfirmon agjenti: Hysaj ka marrëveshje me Valencian

Agjenti i Elseid Hysajt e ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë i Napolit ka arritur marrëveshje me Valencian, mirëpo ai ka paralajmëruar se dy klubet ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje mes vete.

Valencia dëshiron që Elseid Hysaj ta zëvendësojë Cristiano Piccinin, i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim i gjurit, i cili ia pamundëson të luajë për disa muaj. Agjenti Mario Giuffredi nuk është i sigurt nëse marrëveshja do të kompletohet.

“Hysaj mund t’i bashkohet Valencias, por ende gjithçka është e pavendosur”, ka thënë Giuffredi për Sportitalian.

“Ne e kemi arritur një marrëveshje me Valencian. Tani Napoli do të duhet ta gjejë një marrëveshje me futbollistin, mirëpo për këtë gjë duhet kohë sepse është transferim ndërkombëtar”.

“Nëse marrëveshja nuk arrihet nesër, atëherë ai do të qëndrojë në Napoli”.

Sporitalia shton se përfaqësues të klubit spanjoll do të takohen me Napolin të premten, me qëllimin për të arritur marrëveshje për 25-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)