Spanja publikon listën për ndeshjet e shtatorit

  • 30 August 2019 - 14:16
Spanja publikon listën për ndeshjet e shtatorit

Trajneri Robert Moreno e ka publikuar listën e tij të parë të futbollistëve, që kur u emërua trajner permanent i ekipit kombëtar të Spanjës. Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Pablo Sarabia, dhe qendërmbrojtësi i Athletic Bilbaos, Unai Nunez, kanë fituar ftesa.

Ndërkohë, dy nga yjet e Spanjës në triumfin në Kampionatin Evropian U-21 – Dani Ceballos dhe Fabian Ruiz – gjithashtu janë ftuar.

Spanja do të përballet me Rumaninë më 5 shtator në Bukuresht, para se të ndeshet me Ishujt Faroe tre ditë më vonë, më 8 shtator, në stadiumin e Spoting Gijon, “El Molinon”.

Skuadrën e plotë të Spanjës për këto dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 mund ta mësoni më poshtë:

Portierë: Kepa Arrizabalaga, David de Gea, Pau Lopez.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Jesus Navas, Sergio Ramos, Mario Hermoso, Unai Nunez, Diego Llorente, Jordi Alba, Jose Gaya.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Dani Parejo, Rodri, Thiago Alcantara, Saul Niguez, Fabian, Dani Ceballos.

Sulmues: Rodrigo Moreno, Pablo Sarabia, Paco Alcacer, Mikel Oyarzabal, Suso.

(Kosova Sot Online)