Nainggolan: Ju tregoj arsyet pse Interi më largoi mua dhe nuk e do më Icardin

  • 30 August 2019 - 19:32
Nainggolan: Ju tregoj arsyet pse Interi më largoi mua dhe nuk e do më Icardin

Mesfushori Radja Nainggolan, e ka lënë Interin për të kaluar te Cagliari, pasi klubi kishte vendosur ta largonte.

Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, belgu ka folur edhe për Antonio Conte, për të cilin ka shumë vlerësim, ndërsa është ndalur edhe vendimi i klubit për ta larguar atë dhe Mauro Icardin.

“Më pëlqeu që u treguan të drejtpërdrejtë dhe ma thanë gjithçka hapur. Nuk më takoi Marotta, por ishin Conte dhe Oriali që më treguan vendimin e shoqërisë”.

“Më pëlqeu shumë Conte dhe do të doja të punoja gjatë me të, të tregoja vlerat e mia, por edhe kështu jam i lumtur”.

“Bashkëshortja ime po lufton me sëmundjen dhe këtu në Sardenja do të jetë me familjarët dhe miqtë e saj, dhe do ta ketë më të lehtë”, ka thënë belgu.

Mauro Icardi pritet të largohet nga klub. Nainggolan i ka zbuluar arsyet e krisjes së klubit me lojtarin.

“Situata e Icardit është ndryshe, pasi ai po vuan pasojat e deklaratave televizive të të shoqes”. 

Radja Nainggolan e Mauro Emanuel Icardi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Disa njerëz nuk e falën për ato deklarata, ndonëse për mua personalisht nuk përbënte problem, pasi nuk ndiqja televizor fare”.

“Megjithatë do të ishte mirë që edhe Mauro të pranonte një tjetër destinacion, për të treguar vlerat e tij”, tha Nainggolan.

Sa për vete Nainggolan tha se është gati t’u tregojë drejtuesve të Interit se kanë gabuar me të, ndërsa pranoi se do të donte të rikthehej sërish, por kjo i dukej e vështirë të ndodhte sërish.

(Kosova Sot Online)