Krizë te Real Madridi, gjashtë lojtarë ofanziv të lënduar – Zidane ka vetëm tre lojtarë në dispozicion

  • 30 August 2019 - 20:11
Krizë te Real Madridi, gjashtë lojtarë ofanziv të lënduar – Zidane ka vetëm tre lojtarë në dispozicion

Gareth Bale e ka shansin që ta stabilizojë vetën si zgjedhja e parë te Real Madridi, pasi Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në gjashtë lojtarë ofanziv.

James Rodriguez dhe Isco janë lojtarët e fundit që kanë pësuar lëndime, e lajmet e këqija erdhën pas barazimit 1-1 me Real Valladolidin në fundjavën e kaluar.

Marco Asensio është jashtë fushës  deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, pasi e këputi ligamentin e gjurit në muajin e kaluar. 

Të lënduar janë edhe Rodrygo e Brahim Diaz, që vuajnë nga një tërheqje muskulare, e në listë është edhe transferimi i kësaj vere, Eden Hazard, që ka po të njëjtin lëndim.

Zidane në sulm ka mundësinë të luajë vetëm me, Bale, Vinicius, Junior dhe Lucas Vazquez, ndërsa për uellsianin do të jetë një shans i artë për të.

Në javën e tretë të La Liga-së, Los Blancos do të kenë punë me Villarealin të dielën nga ora 21:00, një përballje tejet e vështirë për madrilenët.

(Kosova Sot Online)