Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit

  • 30 August 2019 - 20:53
Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit

Atletico Madrid dëshiron që të bëjë edhe një transferim të madh para se të mbyllet afati kalimtar të hënën e javës së ardhshme.

Skuadra spanjolle po tenton ta transferojë sulmuesin e rebeluar të Interit, Mauro Icardin, pasi Nerazzurët nuk e duan më në skuadër.

El Cholchoneros janë vënë në gjurmët e sulmuesit 26-vjeçar pas deklaratës së Beppe Marottas se dëshirojnë ta shesin në këto ditët e fundit. 

Interi e ka transferuar Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin në këtë afat, andaj janë të gatshëm ta shesin Icardin në këtë afat që mbyllet më 2 shtator.

Argjentinasi hasi në shumë vështirësi në sezonin e kaluar, pasi nuk luajti në asnjë ndeshje për 53 ditë dhe iu mor shiriti i kapitenit.

Icardi po ashtu iu mor edhe numri 9 në fanellë që i kaloi sulmuesit belg, andaj Atletico është i bindur se mund ta transferojë atë.

Skuadra spanjolle do të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e argjentinasit, për t’i lejuar kështu edhe Interit që të shpëtojë nga sulmuesi.

Image

(Kosova Sot Online)