Challandes nuk e ftoi, Kastrati përgjigjet me gol

  • 30 August 2019 - 21:40
Challandes nuk e ftoi, Kastrati përgjigjet me gol

Lirim Kastrati e ka vazhduar formën e tij të mirë derisa ka shënuar edhe sot gol për Lokomtivën.

Bernard Challendes ka befasuar të gjithë sot për mosftesën e tij për Lirim Kastratin.

Por, duket se sulmuesi kosovar nuk e ka këtë problem. 

Ai ka shënuar një gol përsëri në ndeshjen e Lokomotivës që sot janë duke e zhvilluar kundër Slaven Belupos.

Ndryshe, nga tetë ndeshje Kastrati ka shënuar 3 gola për ekipin kroat dhe ka thashetheme se ai po kërkohet në kampionatin francez.

(Kosova Sot Online)