Icardi padit Interin – fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

  • 30 August 2019 - 22:29
Icardi padit Interin – fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

Në mediat italiane ka filluar të raportohet se Mauro Icardi e ka paditur Interin me 1.5 milion euro, pasi nuk po e lënë të rikthehet në stërvitje.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, sulmuesi argjentinas dhe gruaja e tij që njëherësh është edhe agjentja e tij, kanë filluar proceduar ligjore kundër Nerazzurëve.

Kjo gjë është konfirmuar nga disa burime brenda klubit për gazetën italiane, madje thuhet më tej se tani të dyja palët janë në luftë të hapur ligjore. 

E gjithë situata ka filluar nga marrja e shiritit të kapitenit – arsye që asnjëherë nuk janë tregua në publik që nga muaji shkurt i këtij viti.

Monaco kishte tentuar transferimin e Icardit në këtë afat mirëpo, argjentinasi nuk e dëshiron transferimin te asnjë skuadër tjetër përveç Juventusit.

Por, Beppe Marotta po refuzon që ta lejojë largimin e tij në drejtim të Zonjës së Vjetër, pasi do të forcohej kundërshtari direkt për titull.

(Kosova Sot Online)