Solskjaer: Besimi që kam në këta tre lojtarë, më lejoi ta largoja Sanchezin

  • 30 August 2019 - 23:15
Solskjaer: Besimi që kam në këta tre lojtarë, më lejoi ta largoja Sanchezin

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se përse e lejoi Alexis Sanchezin të largohej nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar.

Trajneri norvegjez ka zbuluar se sulmuesi kilian nuk ishte në planet e tij për sezonin e ri dhe se ka tre sulmues që u beson shumë.

Solskjaer ka thënë se ai ka besim të madh në Anthony Martialin, Marcus Rashfordin dhe MasonGreenwood, së paku deri në afatin e janarit. 

“Kam besim në Anthonyn, Marcusin dhe Masonin që të jenë sulmuesit tonë kryesor për sezonin që sapo ka filluar”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Ne kemi anësor të jterë si Chony (Tahith Cgong), Dan James dhe (Andreas) Pereira. Kemi edhe disa opsione të tjera”, ka shtuar më tej Solslkajer.

Sanchez kaloi te Interi në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit për 15 milionë euro.

(Kosova Sot Online)