Të mëdhenjtë përballen në Drenas

  • 31 August 2019 - 08:57
Të mëdhenjtë përballen në Drenas

Kampioni dhe nënkampioni aktual i Kosovës do të përballen në mes vete të shtunën në Drenas.

Feronikeli do të jetë mikpritës i Prishtinës në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

“Nikli” do ta kërkojë fitoren e dytë në shtëpi pas humbjes shokuese nga Ballkani.

Nga ana tjetër, Bardhekaltrit e synojnë fitoren e parë sezonale pas barazimit me Flamurtarin dhe lojës së shtyrë me Dukagjinin.

Ndërkohë, Ballkani do të ketë punë mjaft të vështirë këtë xhiro pasi e viziton Llapin, i cili është jashtëzakonisht i fuqishëm në shtëpi.

Trepça ’89 nga ana e saj do të mundohet ta vazhdojë formën e mirë dhe rezultatet pozitive, me një fitore eventuale në shtëpi kundër Drenicës.

Kuqezinjtë nga ana e tyre shkojnë në Mitrovicë për të nxjerrë pikë.

E Gjilani, pas fitores së thellë në Ferizaj, do të tentojë ta konfirmojë forcën e tij në duel me Vushtrrinë, në ndeshjen e parë në shtëpi.

Njëjtë si vushtrriasit, pikë do të kërkojë edhe Flamurtari, për t’i ikur fundit të tabelës.

Kuqezinjtë e presin Ferizajn, i cili di të jetë i papërshtatshëm për kundërshtarët.

Ndeshjet e xhiros së tretë të IPKO Superligës do t’i transmetojë platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.

IPKO Superliga – Xhiroja e tretë

SSK1 E premte 16:00 Dukagjini – Drita 0:4

SSK2 E shtunë 16:00 Feronikeli – Prishtina

SSK3 E shtunë 16:00 Llapi – Ballkani

SSK2 E diel 16:00 Trepça ’89 – Drenica

SSK3 E diel 16:00 Gjilani – Vushtrria

E diel 16:00          Flamurtari – Ferizaj

(Kosova Sot Online )