Bayerni pret Mainzin në xhiron e tretë të Bundesligës, formacionet zyrtare

  • 31 August 2019 - 14:41
Bayerni pret Mainzin në xhiron e tretë të Bundesligës, formacionet zyrtare

Lojtarët e Bayern Munichut do të tentojnë ta sigurojnë një fitore para se të shkojnë në pushimin e ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Këtë synim do të tentojnë ta arrijnë në ndeshjen kundër Mainzit, e cila nis sot në orën 15:30.

Ka qenë një javë e mirë për Bayern Munichun.  Ata e nisën me lajm të mirë kur Robert Lewandowski e rinovoi kontratën e tij deri më 2023 dhe pastaj u ra shorti në një grup interesant në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Bavarezët do të tentojnë që ta përfundojnë këtë javë ashtu siç e nisën: me lajm të mirë. Këtë mund ta bëjnë me fitore në ndeshjen kundër Mainzit në “Allianz Arena”.

Pas një rezultati zhgënjyes kundër Hertha Berlinit, trajneri Niko Kovaci e mori përgjigjen e përsosur nga skuadra e tij xhiron e kaluar, kur siguruan fitore me rezultat 3:0 kundër Schalkes.

Tani, Kovaci do të kërkojë një paraqitje të ngjashme edhe sot kur Mainzit, që e ka nisur me dy disfata sezonin e ri të Bundesligës.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bayern Munich:

Mainz:

Image


Kosova Sot Online