Coutinho: Do të përmirësohem në Bayern Munich

  • 01 September 2019 - 13:54
Coutinho: Do të përmirësohem në Bayern Munich

Pas lojës së parë si titullar për Bayern Munich në Bundesligë, Philippe Coutinho ka deklaruar se mund të përmirësohet edhe më shumë në Gjermani.

Përfaqësuesi i Brazilit iu bashkua skuadrës së Niko Kovacit si lojtar i huazuar nga Barcelona, pasi dështoi të lërë mbresa në Camp Nou.

Duke e ndërruar Spanjën për Gjermaninë, 27-vjeçari beson se tani ndodhet në një mjedis edhe më të mirë për ta arritur potencialin e plotë. 

“Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të nivelit të lartë dhe lojtarë të mëdhenj këtu”, tha Coutinho për Bundesliga.com, pas fitores së Bayernit 6:1 kundër Mainz.

“Jam shumë i lumtur këtu që mund të mësoj nga ata dhe të përmirësohem edhe më shumë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)