Atletico fiton me vështirësi, merr kreun e La Ligas

  • 01 September 2019 - 21:08
Atletico fiton me vështirësi, merr kreun e La Ligas

Atletico ka fituar me përmbytje sonte kundër Eibar duke e mposhtur atë tek në fund me rezultat 3-2. Edhe në këtë ndeshje ka shkëklqyer talenti i ri, Joao Felix

Atletico Madrid ka ruajtur bilanc 100% në tri ndeshjet e gushtit duke fituar me rezultat 3-2 sonte kundër skuadrës se Eibar.

Një ndeshje me shumë gola dhe tepër interesante ishte kjo në La Liga këtë javë edhe pse nuk ishte pritur që të jetë e tillë.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Eibar të cilët kaluan në epërsi në minutën e shtatë me Charles.

Befasia erdhi në minutën e 19-të me anë te Arbillat që dyshoi epërsinë për vendasit.

Megjithatë, Atletico tregoi shenja të rikthimit ku Joao Felix shënon pas asistimit te Diego Costas në minutën e 27-të.

Mke këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Atletico Barazon në minutën e 52-të me Vitolon por goli i fitores erdhi tek në minutën e 90 ku shënoi Thomas Partey.

Me këtë fitore, Atletico merr kreun e tabelës së La Liga me nëntë pikë, duke lënë pas Sevillan dhe Athletic Club me nga gjashtë të tilla. 


(Kosova Sot Online)