Lukaku viktima tjetër e abuzimeve raciste nga tifozët e klubit italian

  • 02 September 2019 - 09:45
Lukaku viktima tjetër e abuzimeve raciste nga tifozët e klubit italian

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është abuzuar në mënyrë raciste nga tifozët e Cagliarit para se të shënonte nga penalltia për t’i dhënë zikaltërve fitoren 2:1 në një ndeshje të Serie A.

Ai është futbollistë më i fundit me ngjyrë që abuzohet nga tifozët e Cagliari, duke nxitur thirrje që të ndërmarrën masa ndaj këtij klubi.

Paso shënoi golin e fitores, 26-vjeçari qëndroi i pa lëvizur dhe ua nguli sytë tifozëve pas portës, nga ku ishin bërë klithje majmunesh drejtuar atij.

“Cagliari ka histori për këtë”, tha thënë organi anti-diskriminim i futbollit evropian, Fare.

Sezonin e kaluar, sulmuesi i Evertonit Moise Kean u përball me abuzime të ngjashme derisa po luante për Juventusin kundër Cagliarit.

Incidenti i tij, megjithatë, mori më shumë vëmendje pasi trajneri i atëhershëm i Juventusit, Massimiliano Allegri, dhe mbrojtësi Leonardo Bonucci çuditërisht kishin sugjeruar se Kean duhej ta merrte përsipër një pjesë të fajit për mënyrën sesi e kishte festuar shënimin e një goli.

Serie A kishte vendosur të mos i ndëshkonte tifozët e Cagliarit për këtë, edhe pse e kishte pranuar se veprimet e tyre ishin të dënueshme.

Në vitin paraprak, tifozët e Cagliarit e kishin abuzuar edhe një futbollist tjetër të Juventusit, mesfushorin Blaise Matuidi – por as në këtë rast udhëheqësit e futbollit italian nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim.

Më 2017, mesfushori i Pescara, Sulley Muntari, ishte larguar nga fusha pasi ishte abuzuar në mënyrë racore tërë kohën nga tifozët e Cagliarit, por si pasojë ai u pezullua nga autoritetet e futbollit për protestim.

(Kosova Sot Online )