Napoli fiton garën për Llorenten, spanjolli rikthehet në Serie A

  • 02 September 2019 - 10:09
Napoli fiton garën për Llorenten, spanjolli rikthehet në Serie A

Fernando Llorente është rikthyer përsëri në futbollin italian.

Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me gjigantin italian Napoli, si futbollist i lirë. 4-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me napolitanët, ku synon të fitojë titullin e Serie A.

Për Llorenten është një rikthim në Serie A, pasi kishte bartur fanellën e Juventusit për dy vite 2012-2015. Reprezentuesi spanjoll ka një karrierë të gjatë në shumë klube të mëdha, si Athletic Bilbao, Sevilla, Swansea e së fundmi Juventus.

Interesim për spanjollin kishin shprehur edhe skuadrat tjera italiane si Inter e Roma, por ai në fund zgjodhi Napolin. 

(Kosova Sot Online )