25.000 tifozë të Galatasaray e mirëpresin Falcaon në aeroport

  • 02 September 2019 - 10:41
25.000 tifozë të Galatasaray e mirëpresin Falcaon në aeroport

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao është pritur si hero nga tifozët e Galatasaray me të mbërritur në aeroport për ta kompletuar transferimin nga Monaco.

33-vjeçari pritet të nënshkruajë sot kontratë me klubin turk dhe ta zyrtarizojë transferimin nga Monaco, ku i kishte kaluar gjashtë vjet, edhe pse dy prej tyre i huazuar në Manchester United dhe Chelsea.

Galatasaray ka konfirmuar se bisedimet zyrtare mes klubeve janë duke ndodhur për ta finalizimin e Falcaos në klubin turk.

Përkrahësit e Galatasaray, 25 mijë në numër, kishin dalë në aeroport për ta mirëpritur kolumbianin.

(Kosova Sot Online)