Zyrtare: Rafinha rinovon kontratën dhe i bashkohet në huazim Celta Vigos

  • 02 September 2019 - 22:49
Zyrtare: Rafinha rinovon kontratën dhe i bashkohet në huazim Celta Vigos

Celta Vigo ka kompletuar nënshkrimin e Rafinha Alcantara për një sezon nga Barcelona, edhe pse mesfushori brazilian fillimisht ka rinovuar kontratën e tij me Blaugrana para se të largohet nga Galicia

Marrëveshja e tij pritej të skadonte verën e ardhshme, kështu që Barcelona nuk ka dashur që ta humnbet pa para atë nëse luan mirë për Celtan. Kështu që, ata e kanë zgjatur edhe një vit, e cila marrëveshje tani do të skadojë deri më 30 qershor 2021.

Shkurt, Barcelona nuk ka dashur të përsërit rasti i Munir El Haddadit ku ai ishte ikur pa asgjë dhe kishte nënshkruar para marrëveshje me një skuadër tjetër.

Celta do të paguajë tërë pagën e Rafinhas gjatë huazimit, derisa Barcelona do të merr 1.5 milionë euro nëse lojtari arrin që të prek objektivat e Celtas gjatë këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online)