Zbulohet arsyeja pse Modric s’u largua nga Real Madridi

  • 03 September 2019 - 17:35
Zbulohet arsyeja pse Modric s’u largua nga Real Madridi

Luka Modric nuk kishte dashur ta braktiste Real Madridin këtë verë pas një sezonin të keq, sipas drejtorit të Milanit dhe bashkatdhetarit të tij, Zvonimir Boban.

Milani e bleu kroatin Ante Rebic në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por ishte shumë i interesuar edhe për Modricin.

“Luka është milanist i madh. Ai është lojtar i madh, ama është shumë e vështirë ta blesh. Ai nuk deshi ta largohej nga Madridi pas vetëm një sezonin të keq”, tha Boban.

Milani nuk e pati njërën prej verave më të ngjeshura, por gjithsesi i solli disa lojtarë të rinj në klub.

“Ne nuk i kishim kushtet e dëshiruara ekonomike. Ta shohim, kemi skuadër të mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)