Chiellini operohet me sukses, mungon 6 muaj

  • 03 September 2019 - 22:39
Chiellini operohet me sukses, mungon 6 muaj

Juventusi ka konfirmuar se kapiteni Giorgio Chiellini është operuar me sukses pas lëndimit të rëndë në gju dhe se do të mungojë rreth gjashtë muaj.

Chiellini i dëmtoi rëndë ligamentet e gjurit javën e kaluar dhe u operua të martën në Austri.

Përmes një komunikate për media të martën mbrëma, kampioni italian njoftoi se operimi i mbrojtësit italian ishte shumë i suksesshëm.

Atij, megjithatë, do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u riaftësuar dhe pritet të kthehet në fushën e lojën në muajin mars.

Kjo është edhe arsyeja pse Chiellini u la jashtë skuadrës së Juventusit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)