Juventusi nuk dorëzohet për Rakiticin, e do në janar

  • 04 September 2019 - 11:32
Juventusi nuk dorëzohet për Rakiticin, e do në janar

Juventusi raportohet se nuk është i gatshëm të dorëzohet në tentimet për ta bërë Ivan Rakiticin pjesë të skuadrës së vet dhe tani është duke u përgatitur për t’ia bërë edhe një ofertë tjetër Barcelonës gjatë muajit janar.

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, qëndroi në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, që u mbyll të hënën, pasi që Juventusi nuk pranoi ta shkëmbejë atë për Fernando Bernadeschin.

Megjithatë, mediumi i madh italian, Tuttosport, pretendon se kroati kishte arritur marrëveshje personale me bardhezinjtë, por në fund dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe transferimi dështoi.

Por, “Zonja e Vjetër” ende synon t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit kroat sa më shpejt që të jetë e mundur. Për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm të rinegociojnë me Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rakitici besohet se do ta pranojë ofertën e Juventusi, pasi që vendi i tij në formacionin e parë të katalonasve, për shkak se trajneri Ernesto Valverde preferon të luajë me Arthurin dhe të riun Frenkie de Jong.

Gazeta shton se ai është mesfushori i përsosur për stilin e lojës që trajneri Maurizio Sarri dëshiron ta implementojë në Juventus.

Rakitici iu bashkua Barcelonës nga Sevilla në vitin 2014 dhe, gjatë kësaj kohe, ai i ka fituar katër tituj të La Ligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve, duke kontribuar në këto suksese me 269 paraqitjet e tij.

(Kosova Sot Online)