Hazard nuk rrezikon, mbetet jashtë Kombëtares belge

  • 04 September 2019 - 14:38
Hazard nuk rrezikon, mbetet jashtë Kombëtares belge

Sulmuesi i Reali të Madridit nuk do të jetë pjesë e Kombëtares belge për ndeshjet kualifikuese të Euro2020 për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Ai udhëtoi dje drejt Belgjikës, por stafi mjekësor i ekipit vlerësoi se dëmtimi i tij është delikat dhe se nuk ishte në gjendje të luante, pasi rrezikonte të bëhej më keq. 

Tashmë 28-vjeçari do të vazhdojë rikuperimin në Spanjë që të jetë gati të debutojë kundër Levantes në datë 14 shtator.

Reali i Madridit mund të qetësohet tashmë pasi Hazard nuk do të luajë për Belgjikën, pasi ishte e pamundur për të.

Ai do të humbasë kualifikueset kundër San Marinos dhe Skocisë në datë 6 dhe 9 shtator.

(Kosova Sot Online)