Emre Can, i tronditur pasi mbeti jashtë skuadrës së Juventusit për Champions

  • 04 September 2019 - 15:35
Emre Can, i tronditur pasi mbeti jashtë skuadrës së Juventusit për Champions

Mesfushori Emre Can, i zemëruar, pretendon se Juventusi i kishte premtuar atij se do të jetë pjesë e skuadrës së Ligën e Kampionëve, mirëpo në fund trajneri Maurizio Sarri e la jashtë kësaj skuadre.

Emre Can e ka akuzuar Juventusin se e ka shkelur premtimin duke e lënë atë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve. Mesfushori gjerman nuk u përfshi në listën prej 22 lojtarëve të Juventusi që iu dorëzua UEFA-s, duke e bërë të pamundur për të të luajë në fazën e grupeve.

Can pretendon se kjo është në kundërshtim me atë që iu kishte thënë atij vetëm para disa ditëve dhe ai insistojë se ai duhet dhe do të luajë në këtë garë, duke lënë të kuptohet se do të largohet gjatë muajit janar.

Ky vendim i trajnerit Sarri për ta lënë atë jashtë skuadrës vjen pas lajmeve se Can kishte mbajtur negociata me Paris Saint-Germainin, mirëpo më vonë kishte vendosur të qëndronte me kampionin italian.

“Unë bisedova me PSG-në. Në fund vendosa me klubin [Juventusin] për të qëndruar. Siç mund ta shihni, unë nuk jam në skuadër për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Can, para stërvitjeve me Gjermaninë të mërkurën.

“Isha në ekstrem i tronditur dje sepse mua mu premtua diçka tjetër javën e kaluar. Ata më thanë diçka tjetër. Nëse do ta kisha marrë vetë vendimin, sinqerisht nuk do të kisha qëndruar sepse për mua ishte kusht të luaj ën Ligën e Kampionëve”.

“Kjo tronditje është në ekstrem e thellë për mua. Nuk mund t’ia sqaroj këtë gjë vetes. Nuk kam asnjë ide pse po ndodh kjo sepse vitin e kaluar unë luajta shumë mirë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Nuk më është asnjë arsyetim deri më tani”.

“Unë e mora një telefonatë dje. Telefonata nuk zgjati as edhe një minutë. Vetëm më thanë se thjesht nuk isha në listë. Edhe pse javën e kaluar më thanë se do të luaja në Ligën e Kampionëve. Unë duhet dhe do të luaj në Ligën e Kampionëve. Unë do të flas me klubin kur të kthehem dhe do ta shohim çfarë do të ndodhë”.

Trajneri Maurizio Sarri vendosi t’i marrë në skuadrën për Ligën e Kampionëve Adrien Rabiotin dhe Aaron Ramseyn para Canit për ndeshjen në Evropë, ku Juventusi do të përballet me Atletico Madridin, Bayer Leverkusenin dhe Lokomotiv Moskën në fazën e grupeve. 

(Kosova Sot Online)