Reagon Xhaka: Kritikët përqendrohen vetëm te gabimet, meritojmë lëvdata

  • 04 September 2019 - 16:55
Reagon Xhaka: Kritikët përqendrohen vetëm te gabimet, meritojmë lëvdata

Granit Xhaka ka reaguar ndaj kritikëve të tij, të cilët u treguan të ashpër me kosovarin pas derbit të Londrës, duke thënë se Arsenali meriton më shumë lëvdata seç merr.

Xhaka u kritikua në fundjavë pasi bëri faull ndaj Heung-min Son duke shkaktuar penallti në barazimin 2:2 të Arsenalit kundër Tottenhamit.

Arsenali luftoi për ta barazuar rezultatin nga 0:2 në 2:2 duke e siguruar një pikë në Emirates. Kosovari i Zvicrës beson se “Topçinjtë” janë kritikuar pa të drejtë për mënyrën sesi e kishin nisur ndeshjen.

“Natyrisht se kritikët janë gjithmonë këtu. Mendoj se patëm një ndeshje të mirë në derbin e Londrës veriore. Unë e bëra një gabim me penalltinë, por nëse e keni parë ndeshjen, ne kemi mundur ta fitonim atë”, tha Xhaka.

“Ne patëm shumë shanse, por kështu e ka futbolli. Askush nuk flet për rastet tona, askush nuk flet sa shanse i humbëm. Ata flasin gjithmonë vetëm për gabimet. Kjo është pjesë e futbollit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)