“Sanchez, arma sekrete e Interit”

  • 04 September 2019 - 21:39
“Sanchez, arma sekrete e Interit”

Alexis Sanchez mund të jetë arma sekrete e Interit në luftën për titull në serie A, sipas ish-sulmuesi i zikaltërve Alessandro Altobelli.

Kiliani është rikthyer në Serie A, pasi ka luajtur në të shkuarën tek Udinese, ndërsa më pas shkoi te Barcelona, Arsenal dhe Manchester United.

“Ai është një lojtar të cilin ne italianët e njohim shumë mirë dhe që mund ta ndihmojë Conte-n,” shprehet Altobelli për La Cuarta.

“Alexis mund të luajë si qendërsulmues, sulmues i dytë, por edhe në krahë. Interi është një ekip që ka kohë që kërkon të fitojë trofe dhe ky mund të jetë një sezon i madh për ta.

Juventusi mbetet përpara, por kiliani mund të jetë arma sekrete e Interit në luftën për titull.

(Kosova Sot Online)