Kosova në ranglistën e FIFA-s: Si do të ndikojë rezultati i ndeshjes kundër Çekisë

  • 06 September 2019 - 08:50
Kosova në ranglistën e FIFA-s: Si do të ndikojë rezultati i ndeshjes kundër Çekisë

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen kualifikuese kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje, e katërta për Kosovën në kuadër të Grupit A, do të ketë mjaft shumë rëndësi edhe për rangimin e Kosovës në FIFA pasi që rëndësia e ndeshjes vlerësohet me 25 pikë nga FIFA, raporton Gazeta Express.

Për momentin, Republika Çeke radhitet e 43-ta në ranglistën e FIFA-s, me 1448 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 120-ta, me 1149 pikë të grumbulluara deri më tani.

Nëse Kosova fiton në këtë ndeshje, ajo do t’i fitojë 18.97 pikë, pasi që Çekia është e radhitur shumë më mirë në renditjen e FIFA-s, gjithsej 77 vende më lartë me 299 pikë më shumë.

Në rastin e barazimit, Kosova i fiton 6.47 pikë, ndërsa në rast disfate i humb 6.47 pikë.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R – Rëndësia e ndeshjes

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare

R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve

R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës

R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale

R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale

R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale

R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të. 

(Kosova Sot Online )