Kampionia Olimpike bëhet futbolliste

  • 06 September 2019 - 09:30
Kampionia Olimpike bëhet futbolliste

Kampionia Olimpike, Caster Sementa, pritet të luajë futboll në vitin 2020, pasi që nënshkroi kontratë me klubin nga Afrika e Jugut, JVW.

Medaljistja e artë Olimpike në vrapimin në 800 metra, Semenya mund të debutojë si futbolliste vitin tjetër. Këtë lajm e bëri të ditur klubi afrikan JVW të enjten..

“Jam mirënjohëse për këtë mundësi dhe e vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen që e kam marrë nga skuadra. Mezi po pres ta nisë këtë rrugëtim të ri dhe shpresoj se mund të kontribuojë sa më shumë në klub”, u hspreh 28-vjeçarja.

Karriera në atletikë e Semenyas është dëmtuar nga problemet lidhur me nivelet e saj të testosteroneve, hormone mashkullore, dhe asaj nuk do t’i lejohet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha, që do të zhvillohet më vonë këtë vit.

E gjitha kjo situatë e ka lënë Semenyan të zemëruar dhe ajo shpreson se rasti i saj mund të shërbejë si shembull për gjeneratat e ardhshme.

“Jemi të gjithë njerëz. Nuk ka rëndësi se çfarë dallime kemi në trupat tanë. Në fund të ditës, sporti i bashkon njerëzit dhe i flet rinisë në një gjuhë të cilën e kuptojnë. Nuk mund të them se jam viktimizuar. Mendoj se kam dhënë shembull. Mendoj se jam në këtë botë për një arsye”.

Semenya do të stërvitet me JVW qysh tani, mirëpo ajo nuk mund të debutojë deri vitin tjetër pasi që nënshkroi me klubin afrikan pasi u mbyll afati kalimtar dhe nuk arriti të regjistrohet si pjesë e skuadrës brenda afatit kohor.

(Kosova Sot Online )