Bastorja e famshme zgjedh fituesin e ndeshjes Kosovë – Çeki

  • 06 September 2019 - 09:50
Bastorja e famshme zgjedh fituesin e ndeshjes Kosovë – Çeki

Bastorja e famshme sportive, Bet365, beson se Republika Çeke do të dalë triumfuese në përballjen kundër Kosovës, ndërsa barazimin në këtë ndeshje e sheh si më pak të mundurin.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen kualifikuese kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
 

Image

Republika Çeke shihet si kundërshtari direkt i Kosovës në tentimin për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që Anglia pritet ta fitojë këtë grup, ndërsa katër Kombëtaret tjera – Kosova, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria – priten të luftojnë për pozitën e dytë, kualifikuese në EURO.

Pasi që Republika Çeke gëzon renditje më të mirë në ranglistat botërore, bastorja Bet365 po e konsideron atë favorite në përballjen kundër Kosovës, duke i dhënë kuotë 2.50, ndërsa fitorja eventuale e Kosovës llogaritet me kuotën 3.10 e kuota për barazim është 3.30.

Kjo ndeshje, e katërta për Kosovën në kuadër të Grupit A, do të ketë mjaft shumë rëndësi edhe për rangimin e Kosovës në FIFA pasi që rëndësia e ndeshjes vlerësohet me 25 pikë nga FIFA.

Për momentin, Republika Çeke radhitet e 43-ta në ranglistën e FIFA-s, me 1448 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 120-ta, me 1149 pikë të grumbulluara deri më tani.


(Kosova Sot Online)