“Nëse do t’i kisha fituar tre Championsa si lojtarët e Realit, do të kisha blerë një shtëpi në hënë”

  • 06 September 2019 - 21:58
“Nëse do t’i kisha fituar tre Championsa si lojtarët e Realit, do të kisha blerë një shtëpi në hënë”

Rivaldo mendon se është mëse normale ajo që po ndodh me Real Madridin dhe e justifikon pak a shumë Zidanin për mos revolucion, ani pse u raportua se Los Blancos do të largojnë e blejnë shumë lojtarë. Vetëm Hazard është blerë për 11-she, gjithë të tjerët që kanë ardhur janë rezervista – pra Zizu do të luajë sezonin 2019/20 me ekipin që ka fituar gjithçka, me ndryshimet e vetme, Eden Hazard dhe Thibaut Courtouis.

Pavarësisht se Zinedine Zidane ka një skuadër me kampionë, e ka nisur sezonin me një fitore dhe dy barazime, duke grumbulluar vetëm pesë pikë nga nëntë të mundshme në tri xhirot e para.

Zizu kishte premtuar se do të bëjë revolucion, por vetëm Eden Hazard do të zë vend në 11-she nga ardhjet e reja gjatë verës – Mendy, Militao, Jovic e Rodrygo do të jenë vetëm zëvendësues, ani pse janë shpenzuar 300 milionë euro gjatë verës. 

Sido që të jetë, Zizu mund të ketë bërë gabim me mos ndërrimin e skuadrës me të cilët ka fituar tre trofe të Champions League me radhë.

Edhe legjenda e Brazilit, Rivaldo, mendon se kur fiton kaq shumë trofe të mëdhenj me një ekip, është normal që të bie përqendrimi i futbollistëve dhe bie skuadra në krizë, siç ka rënë Reali sezonin e kaluar dhe do ta ketë të vështirë edhe këtë sezon.

“Kanë fituar katër trofe të Champions në pesë vite dhe për një vit, ju pushoni. Shumë lojtarë ishin të lodhur… pas Kupës së Botës është normale. Nuk është e mundur që të ndryshosh një skuadër për gjashtë muaj. E gjithë skuadra nuk ka bërë mirë sezonin e kaluar, jo vetëm një lojtar apo dy. Për mua, është diçka normale – i kanë fituar tre trofe të Champions League me radhë. Nëse do t’i kisha fituar tre Championsa me radhë, do të kisha blerë një shtëpi në hënë”, u shpreh RIvaldo.

(Kosova Sot Online)