E sakatojnë Neymarin

  • 07 September 2019 - 09:23
E sakatojnë Neymarin

Pas tre muajsh, Neymar është kthyer të luajë dhe ka dhuruar spektakël për Brazilin.

27-vjeçari shënoi dhe asistoi në barazimin 2-2 me Kolumbinë në një ndeshje ku u desh të ruhej, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra nga kundërshtarët.

Sido që të jetë, Neymar nuk arriti t’i ikë mbrojtësit të Tottenhamit, Sanchez, i cili ndërhyri ashpër në të, duke e përplasur në reklama.

Neymar ka shkuar në kuotën e 61 golave me Brazilin në 98 paraqitje, derisa ka dhuruar edhe 41 asiste.

(Kosova Sot Online )