Kosovë – Çeki, minutë pas minute

  • 07 September 2019 - 15:16
Kosovë – Çeki, minutë pas minute

Sot në “Fadil Vokrri” Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, kundër Republikës Çeke. Për t’i marrë lajmet e fundit, përfshirë këtu të gjitha aksionet, rifreskojeni faqen.

15:14 Pasi Idriz Voca rrërshqet në fushë, futbollistët çekë godasin drejt portës së Kosovës, mirëpo topi shkon mbi portë.

15:13 Kosova e nis një kundërsulm të shpejtë, mirëpo Bersant Celina nuk arrin të shkojë përpara.

15:12 Çekia e mban posedimin e topit para portës së Muriçit, mirëpo fillimisht Vojvoda e pastaj Rrahmani e largojnë rrezikun.

15:09 Tifozët ngrihen në këmbë dhe duartrokasin e brohorasin për nder të Fadil Vokrrit, në minutën e nëntë të ndeshjes, ashtu si në ndeshjet e kaluara.

15:09 – Kosova i shkon më afër zhbllokimit të rezultatit, mirëpo pasimi i Edon Zhegrovës nuk e gjen asnjërin lojtar tjetër të Kosovës dhe Çekia e largon rrezikun.

15:08 – Pas një ndërhyrjeje ndaj Vedat Muriqin, Kosova e pati rasin ta sulmojë portën e Çekisë, mirëpo harkimi i Halimit devijohet nga muri mbrojtës

15:05 – Çekia rrezikon e para portën e Kosovës, por Aro Muriç e kap topin me lehtësi.

15:00 – Nis ndeshja Kosovë – Çeki në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

14:55 – Intonohet himni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

14:51 – Nderohet Enis Alushi për kontributin e dhënë me Kombëtaren e Kosovës. Ai ishte pjesë e ekipit në ndeshjen historike Kosovë – Haiti (0:0), e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari”, teksa më pas ishte vazhdimisht në shërbim të trajnerëve të Kombëtares në çdo pozitë për të cilin kishte nevojë ekipi ynë. Ai mori pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018

14:45 – Tani që kanë mbetur edhe pak minuta para fillimit të ndeshjes, lojtarët e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e fundit në fushë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challand, në mungesë të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, ka hedhur në fushë dyshen; Rashani dhe Zhegrova, të cilët do ta përkrahin në sulm sulmuesin në top formë Vedat Muriqi.

Kosova zbret në “Fadil Vokrri” e pamposhtur që 14 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017, derisa Çekia s’dinë për barazim që 20 ndeshje; 11 fitore, 9 humbje.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve.



(Kosova Sot Online)