Kosova godet, deklason Çekinë me rezultat 2 me 1

  • 07 September 2019 - 16:52
 Kosova godet, deklason Çekinë me rezultat 2 me 1

Me një atmosferë të paparë siç dinë ta krijojnë vetëm kosovarët, përfaqësuesja e Kosovës në futboll në stadiumin "Fadil Vokrri", ka deklasuar kombëtaren e Çekisë me rezultat 2 me 1, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Fillimisht ishte Çekia ajo që kalojë në epersi në minutën e 16, me golin Patrik Schick.

Por Kosova iu kundërpërgjigj me golin e  Vedat Muriqi  që shënoi në minutën e 20.


E me të filluar pjesa e dytë nuk vonojë shumë dhe Kosova nuk ia fali minutin kundërshtarit, kur  Mërgim Vojvoda shënoi në minutën e 66.

Ndeshjën e radhës Kosova e luan në udhëtim ndaj Anglisë.

Përfundimtare: Kosova me këtë rezultat e merr kreun e grupit A me tetë pikë.

Image

(Kosova Sot Online)