Tifozes çeke i dhurohet fanella e Kosovës

  • 07 September 2019 - 20:30
Tifozes çeke i dhurohet fanella e Kosovës

Pas ndeshjes së sotshme Kosovë – Çeki në “Fadil Vokri”, një tifoz dardan dhe një tifozë çeke i ndërruan fanellat e Kombëtareve, përderisa po qëndronin në një lokal në Prishtinë.

Ekipi kombëtar i Kosovës arriti të sigurojë fitore të rëndësishme, me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Megjithatë, përkundër që nuk do të kthehet në shtëpi me një rezultat të mirë nga kjo ndeshje, një tifoze çeke do të mbajë kujtime të mirë nga Prishtina. Siç shihet në videon e mëposhtme, ajo e shkëmbeu fanellën e Çekinë për atë të Kosovës.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

(Kosova Sot Online)