Kosova U21 synon fitoren e tretë radhazi sonte kundër Anglisë U21

  • 09 September 2019 - 12:32
Kosova U21 synon fitoren e tretë radhazi sonte kundër Anglisë U21

Ekipi kombëtar U21 i Kosovës do të kërkojë ta ruajë ecurinë pa humbje në fushatën kualifikuese për Euro 2021, sonte përballë kundërshtarit më të fortë në Grupin 3, Anglisë U21.

Anglia do të jetë nikoqire e Kosovës në KCOM Stadium në Hull, në ndeshjen kualifikuese që nis në orën 20:45.

Skuadra e Rafet Prekazit është lidere e Grupit 3 me 6 pikë pas dy ndeshjeve, dy më shumë se Turqia, e cila i ka zhvilluar katër ndeshje deri tani dhe tri më pak se dy kandidatët më seriozë për t’u kualifikuar, Austria dhe Anglia që kanë zhvilluar vetëm nga një ndeshje deri tani.

Dje në mbrëmje, kombëtarja dardane kreu stërvitjen e fundit para duelit me Anglinë, me atmosferën në skuadër që u duk shumë e mirë.

Kosova i ka regjistruar dy fitore mbresëlënëse ndaj Andorrës (4:0) dhe Turqisë (3:1). 

Image

(Kosova Sot Online)