FC Prishtina u bashkohet klubeve më të mëdha evropiane

  • 09 September 2019 - 12:51
FC Prishtina u bashkohet klubeve më të mëdha evropiane

Klubi më i trofeshme në futbollin kosovar, FC Prishtina, edhe zyrtarisht është anëtarësuar në Asociacionin e Klubeve Evropiane (ECA). Lajmi është konfirmuar klubi bardh e kaltër përmes faqes zyrtare të saj në “Facebook”. Kështu, Prishtina bëhet klubi i parë kosovar që anëtarësohet në ECA.

Kjo njohje e FC Prishtinës nga ECA vjen disa javë pas një takimi të presidentit Remzi Ejupi me shefin e punëve të ECA, Olivier Jarosz.

ECA është themeluar më 2008 nga Andrea Agnelli, pronar i Juventusit. ECA është pasardhëse e ish-grupit të klubeve, e njohur si G-14.

ECA ka mbi 230 klube nën ombrellën e saj, kryesisht klubet më të mëdha nga shtet evropiane. 

(Kosova Sot Online)