Kosova nis stërvitjet e fundit nën reshjet e shiut para ndeshjes me Anglinë

  • 09 September 2019 - 20:51
Kosova nis stërvitjet e fundit nën reshjet e shiut para ndeshjes me Anglinë

Kosova ka nisur stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me Anglinë.

Në “St Mary’s Stadium”, Bernard Challandes do t’i ketë në dispozicion gjithë lojtarët e grumbulluar, përveç mungesave që tashmë dihen; Rashica, Zeneli, kololli, Shala e Kryeziu.

Para ndeshjes, Challandes tha se nuk ia ka frikën asnjë Kombëtare, por ka respekt për gjithë kundërshtarët, në veçanti për Anglinë të cilën e ka vlerësuar lart, pasi është ekipi më I fortë me të cilin është përballur ndonjëherë Kosova.

Në “St Mary’s Stadium” Kosova po e zhvillon stërvitjen e fundit nën reshjet e shiut.

(Kosova Sot Online)