Challandes: “Nuk kemi futbollistë që mund t’i zëvendësojnë Rashicën, Zenelin…”

  • 09 September 2019 - 20:59
Challandes: “Nuk kemi futbollistë që mund t’i zëvendësojnë Rashicën, Zenelin…”

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ai ka folur edhe për mungesat e shumta që ka Kosova; Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala – që të gjithë do të mungojnë për shkak të dëmtimeve.

“Keni shumë mungesa, kush do t’i zëvendësojë ata? S’do ta jap formacionin, nuk e bëj asnjëherë para ndeshjes”, u përgjigj Challandes.

“Është e qartë se na mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm. Por është e qartë se kemi zgjedhje dhe mund t’i zëvendësojmë ata, duhet t’i zëvendësojmë, por po ashtu është e natyrshme se nuk kemi nivel shumë të madh të futbollistëve që mund t’i zëvendësojnë”. “Sido që të jetë, kemi lojtarë cilësor dhe unë duhet të bëj një vlerësim sa më të saktë për të parë se cilët nga këta lojtarë që kam në dispozicion, mund të përballojnë një ritëm të lojës që mund ta jap ndeshja me Anglinë”.

(Kosova Sot Online)