Southgate e konfirmon, do të bëjë ndryshime kundër Kosovës – por Kane do të startojë!

  • 09 September 2019 - 21:59
Southgate e konfirmon, do të bëjë ndryshime kundër Kosovës – por Kane do të startojë!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka konfirmuar se kapiteni, Harry Kane do të startojë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Kosovës.

Kane shënoi het-trik të shtunën në fitoren 4-0 ndaj Bullgarisë, duke shkuar në kuotën e 25 golave me “Tre Luanët”.

“Është më sigurt të themi se nuk do ta largojmë atë për nesër. Niveli i tij i performancës është aq i lartë sa që heqja e tij do të ishte diçka e rrallë”, u përgjigj Southgate kur u pyet nëse do ta heq nga formacioni sulmuesin e Tottenham.

“Ndoshta do ta freskojmë paksa ekipin, kjo është e rëndësishme”.

“23 futbollistët e skuadrës sime janë në dispozicion për ndeshjen e nesërme, por mund të ketë ndryshime nga formacioni me Bullgarinë”.

“Duhet të jemi të sigurt që të gjejmë balancën e duhur. Duhet të jemi të gjemë balancin e duhur mes sulmit e mbrojtjes për të qenë të sigurt që të fitojmë ndeshjen”.

Sipas Southgate, do të jetë ndeshje e madhe sepse “Ata kanë ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë, kështu që kjo duhet t’i bëjë njerëzit të kenë vëmendje”.

Ai beson se Kosova do të jetë më sulmuese se Bullgaria, derisa nuk ka asnjë dyshim se do të ketë shumë tifozë shqiptarë në “St Mary’s Stadium”. 


(Kosova Sot Online)