Kosova shpreson të mos e “tradhtojë” shtatori i mirë sonte në Angli

  • 10 September 2019 - 15:05
Kosova shpreson të mos e “tradhtojë” shtatori i mirë sonte në Angli

Muaji shtator tradicionalisht ka qenë shumë domethënës për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Rëndësi të njëjtë po ka edhe ky shtator.

Para tri ditësh, më 7 shtator, Kosova e mposhti në Prishtinë me rezultat 2:1 Çekinë, duke iu afruar synimit të madh – kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Ndërsa, sonte – më 10 shtator – “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen më të vështirë në këtë kampanjë kualifikuese. Do të luajnë si mysafirë të Anglisë, e cila është favorite e grupit tonë, dhe e cila nuk ka humbur qe 42 ndeshje, duke u bërë kështu edhe një kandidate për ta fituar Evropianin që do të mbahet në vitin e radhës.

Kosova po e befason botën me serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje. Skuadrës sonë sonte do t’i mjaftonte edhe një paraqitje dinjitoze përballë “Tre Luanëve” për ta rritur rejtingun e saj e saj në arenën ndërkombëtare. Kurse, fitorja apo edhe barazimi do ta vuloste mrekullinë e Kosovës.

Pra, sonte vetëm do të vazhdojë tradita e zhvillimit të ndeshjeve të mëdha për Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator.

Futbolli kosovar ishte mëvetësuar nga ai i ish-Jugosllavisë në vitet e 90-të dhe qysh atëherë kishte nisur ëndrra dhe përpjekja e ndërtimit të një skuadre shtetërore të Kosovës. Në kushte të jashtëzakonshme dhe në rreziqe të mëdha që buronin nga rrethanat politike e sundimtare të regjimit të asaj kohe. Megjithatë, qysh atëherë Kosova i kishte nisur ndeshjet.

Por, njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme që ndërlidhet me fillimin e procesit të ndërtimit të kësaj Kosove që e kemi sot është ajo e shtatorit të vitit 2020.Në Prishtinën e çliruar, në praninë e rreth 25 mijë shikuesve, Kosova po e zhvillonte ndeshjen miqësore me Shqipërinë, e cila e kishte fituar miqësoren vëllazërore, 0:1.

Ishte pikërisht muaji shtator kur Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë ndërkombëtare, që kishte filluar t’i luante me karakter miqësore, me një leje speciale të FIFA-s. Pas disa barazimeve e humbjeve në miqësoret me Haitin, Turqinë e Senegalin, në shtatorin e vitit 2014 Kosova e zhvilloi miqësoren e katërt legale ndaj Omanit në Prishtinë, të cilën kishte arritur ta fitojë.

Kosova është dashtë të kënaqet miqësore dhe ta pres vitin 2016 p vitin 2016 për anëtarësim në UEFA e FIFA. Kjo i kishte hapur rrugë pjesëmarrjes së vendit tonë në kualifikime evropiane dhe botërore. Dhe ndeshjen e parë zyrtare, eliminatore, Kosova e kishte zhvilluar pikërisht në shtator. Kualifikimet e Botërorit i kishte nisur me barazimin e madh të nxjerra në Finlandë.

Fiks një vit më vonë, në muajin shtator, “Dardanët” e kishin nisur me barazim në Azerbajxhan aventurën në Ligën e Kombeve, ku në fund e fitoi grupin.

(Kosova Sot Online)