Muriqi çuditë anglezët

  • 10 September 2019 - 18:09
Muriqi çuditë anglezët

Vedat Muriqi i ka befasuar anglezët me një deklaratë para përballjes së Anglisë me Kosovën, e cila zhvillohet sonte prej orës 20:45.

Derisa gjithë futbollistët tjerë zakonisht thonë para ndeshjeve se do ta japin 100 për qindëshin për fanellat që i bartin, Muriqi ka shkuar edhe më larg.

Duke folur për “The Guardian”, Muriqi ka theksuar se të gjithë futbollistët e Kosovës në çdo ndeshje e japin jo 100 për qindëshin, por 1 mijë për qindëshin për fanellën verdh e kaltër.

“Ne mundohemi të japim 1 mijë për qind për këtë fanellë dhe për vendin tonë”, ka deklaruar Muriqi, i cili pritet të vëzhgohet nga afër nga gjiganti anglez, Tottenham Hotspur. 

(Kosova Sot Online)