Rita Ora i uron fat Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë

  • 10 September 2019 - 18:54
Rita Ora i uron fat Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, që është rritur në Londër, i ka uruar Kosovë ‘fat të mirë’, në ndeshjen kualifikuese për Euro2020 kundër Anglisë.

Në profilin e saj në Instagram, Rita Ora, e ka postuar një fotografi që është shkrepur në vitin 1999 në Prishtinë.

Aty shihen ushtarët e Britanisë së Madhe duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë në një lagje të kryeqytetit, e kjo u bë virale.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ora ka shkruar “Paçi fat!!!”.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e fundit për kualifikime në kampionatin evropian e ka mposhtur Republikën Ceke me rezultat 2 me 1, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Image

(Kosova Sot Online)