Het-triku i Martinezit ia dhuron Argjentinës fitoren bindëse kundër Meksikës

  • 11 September 2019 - 08:37
Het-triku i Martinezit ia dhuron Argjentinës fitoren bindëse kundër Meksikës

Lautaro Martinezi e mori të gjithë vëmendjen gjatë fitores bindëse të Argjentinës, me rezultat 4:0, në ndeshjen miqësore kundër Meksikës në Teksas, të martën.

Sulmuesi argjentinasi, Lautaro Martinez, e shënoi një het-trik mbresëlënës qysh në pjesën e parë, kur djemtë e Lionel Scalonit e dominuan plotësisht ndeshjen në minutat hapëse.

Sulmuesi i Interit ishte ylli i ndeshjen, duke shënuar tri herë si dhe duke i ndihmuar Argjentinës – që luante pa Lionel Messin e suspenduar – ta fitojnë një penallti, që u shndërrua në penallti nga Leandro Paredes.

Martinez u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ia dha Argjentinës kontrollin e plotë në këtë ndeshje.

Kjo disfatë ishte një goditje e madhe për Meksikën, që s’kishte pasur asnjë disfatë më parë me trajneri Gerardo Martino, i cili u emërua në pozitën e trajnerit në janar.

Muajin tjetër, Argjentina do të përballet me Gjermaninë në një ndeshje miqësore, ndërsa Meksika do të takohet me Trinidadin, para se të fillojnë përballjet për Ligën e Kombeve të CONCACAF, kundër Bermudës dhe Panamasë. 

(Kosova Sot Online)