Ronaldo: Nuk jetoj për çmime individuale

  • 11 shtator 2019 - 09:24
Ronaldo: Nuk jetoj për çmime individuale

Cristiano Ronaldo pretendoi se çmimet individuale nuk kanë rëndësi shumë të madhe për të kur u pyet për Topin e Artë të këtij viti, pas paraqitjes mbresëlënëse mbrëmë me Portugalinë në kualifikimet për EURO 2020, duke i shënuar katër gola.

Sulmuesi i Juventusit shkroi historinë duke i ndihmuar Portugalisë ta sigurojë një fitore me rezultat 5:1 në ndeshjen kundër Lituanisë, në kuadër të Grupit B, me katër gola e tij.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë u bë golashënuesi më i mirë në histori në kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke e arritur shifrën prej 25 golash, që e kalon rekordin të cilin e mbante më parë Robbie Keane.

Superylli i Juventusit, Ronaldo, gjithashtu arriti ta rritë shifrën e golave të tij për Kombëtaren e Portugalisë në 93 gola, pasi e shënoi het-trikun e tetë për Portugalinë e Fernando Santosit.

Ronaldo – i cili është në listën e shkurtë për çmimin “The Best” të FIFA-s – u pyet për gjasat e tij për ta fituar Topin e Artë këtë vit, mirëpo portugezi shtoi se nuk e ka këtë gjë në mendje.

“Siç them gjithmonë, unë nuk jetoj duke menduar për çmimet individuale”, u shpreh Ronaldo.

“Kjo është pasojë e asaj që mund ta fitojmë së bashku. Por, është diçka e mirë, s’mund të gënjej. Gjëja e rëndësishme është ta ndihmosh skuadrën tënde”.

“Unë e shënova një gol kundër Serbisë dhe i shënova katër këtu. Jam me të vërtetë shumë i lumtur. Ajo që dua më së shumti është që të vazhdojmë kështu”.

Ronaldo i shënoi 21 gola në Serie A sezonin e kaluar – 28 në të të gjitha garat – përderisa Juventusi e fitoi titullin e ligës italiane për herë të tetë radhazi. 

(Kosova Sot Online )