Ambasada amerikane uron Kosovën për ndeshjen kundër Anglisë

  • 11 September 2019 - 09:46
Ambasada amerikane uron Kosovën për ndeshjen kundër Anglisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka lavdëruar ekipin kombëtar të Kosovës për paraqitjen e mirë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Anglisë, duke shtuar se, në sport dhe në shuma fusha të tjera, Kosova po e dëshmon se është gati për ligat e mëdha.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

{408556/}

Megjithatë, përkundër rezultatit të kësaj ndeshjeje, Ambasada e SHBA-së i lavdëroi “Dardanët” për paraqitjen e shfaqur në fushë.

“Urime ekipit kombëtar të Kosovës për paraqitjen e mirë kundër Anglisë. Në sport, ashtu si në shuma fusha, Kosova është duke e dëshmuar veten se është gati për ligat e mëdha. Mezi po e presim rimeçin në shtëpi”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga ambasada amerikane.

(Kosova Sot Online )