Wenger e zbulon një sekret për shënuesin e dy golave ndaj Kosovës, Sancho

  • 11 September 2019 - 14:50
Wenger e zbulon një sekret për shënuesin e dy golave ndaj Kosovës, Sancho

Trajneri Arsene Wenger gjatë periudhës sa e drejtonte Arsenalin, e dëshironte me ngulm talentin anglez

Arsene Wenger ka zbuluar se kishte tentuar ta transferonte Jadon Sanchon në periudhën kur e udhëhiqte Arsenalin.

Mirëpo, trajneri francez nuk kishte arritur ta afronte super-talentin anglez, i cili më pas ishte transferuar në Borussia Dortmund.

“Unë dëshiroja ta merrja atë nga Manchester City, ku nuk kishte mundësi të luante. U mundova ta afroja pasi ai është nga Londra. Tentova ta sillja në Arsenal”, ka treguar trajneri francez për beIN Sports.

Mirëpo, Sancho e kishte zgjedhur Bundesligën dhe karriera e tij është ngritur tej mase. Gjatë verës, ai ishte bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe i Manchester Unitedit.

(Kosova Sot Online)