De Bruyne zbulon ekipin në të cilin dëshiron të pensionohet
Mesfushori belg synon ta mbyllë karrierën në Anderlecht pasi ta përfundojë eksperiencën tek Man City
Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne thotë se dëshiron t’i ribashkohet ish-bashkëlojtarit të tij, Vincent Kompany në Anderlecht, posa ta përfundojë eksperiencën e tij në Angli.
Kompany u largua nga City gjatë verës për ta marrë postin e dyfishtë lojtar/trajner në klubin belg.
Mirëpo, fillimi i vështirë i sezonit mund ta shohë atë larg drejtimit të ekipit.
Ndërkohë, De Bruyne e ka pranuar se do të donte të luajë në Anderlecht pasi ta mbyllë eksperiencën angleze me Manchester Cityn.
Ish-futbollisti i Werder Bremenit e Chelseat është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligën angleze.
(Kosova Sot Online)