Perez: Tentuam disa herë transferimin e Lewandowskit dhe Pogbas, por nuk ndodhi asgjë

  • 12 September 2019 - 09:04
Perez: Tentuam disa herë transferimin e Lewandowskit dhe Pogbas, por nuk ndodhi asgjë

Florentino Perez pranoi se Real Madridi ishte përpjekur të nënshkruajë me Paul Pogba gjatë verës, ashtu si ata janë përpjekur të nënshkruajnë me Robert Lewandowskin në vitet e fundit.

Presidenti i Madridit shpjegoi se përkundër tentativave klubet e dy lojtarëve refuzuan plotësisht shitjen e tyre, duke e bërë detyrën të pamundur. “Ka lojtarë që nuk shiten”, ka thënë fillimisht presidenti Florentino. “Ne tentuam Lewandowskin për disa vjet dhe asgjë nuk ndodhi sepse ai nuk ka klauzolë dhe Bayern Munich nuk e shesin atë”.

“Nuk ka asnjë mënyrë. Kjo ka ndodhur edhe me Pogba . Kur disa lojtarë të caktuar mund të shiten, ne mund të tentojmë për ta”.Florentino adresoi gjithashtu problemet që klubi u përball në sezonin e kaluar, dhe pranoi se ishin bërë gabime. “Ne kishim nëntë kandidatë për Topin e Artë dhe një ekip me vlerë 1.2 miliardë euro”.“Vitin e kaluar problemi nuk ishte një lojtar, por mentaliteti i të gjithëve”.

“Lojtarë të rëndësishëm janë nënshkruar, [Eden] Hazard midis tyre”, përfundoi Perez.

(Kosova Sot Online )