Rikthehet Milot Rashica
Futbollisti kosovar e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit dhe këtë javë ka ushtruar me ekipin. Rashica është i gatshëm për Werder Bremenin këtë fundjavë
Milot Rashica ishte njëra prej mungesave më të mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit.
Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim tek Werder Bremeni javë më parë, i cili e la jashtë ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Anglinë, në kualifikimet e Euro 2020.
Sidoqoftë, Rashica u pa në Prishtinë në mbështetje të ekipit në ndeshjen me çekët.
Më pas, ai e mori rrugën drejt Gjermanisë për t’ju rikthyer stërvitjeve.
Vushtrriasi ka ushtruar gjatë kësaj jave dhe është i gatshëm për Werder Bremenin për këtë fundjavë në Bundesliga.
Ai e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke ushtruar dhe i uritur për të luajtur përsëri.
Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werderit sezonin e kaluar.
(Kosova Sot Online)